Kurti: Me këtë regjim në fuqi, nuk mund të jemi të sigurt

Aktuale

Kurti: Me këtë regjim në fuqi, nuk mund të jemi të sigurt

Nga: A.M. Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 16:53
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

Ai ka shkruar në Facebook  se ajo çka na mbetet neve është që të mos ia japim Serbisë ndërkohë 'Zajednicën' apo të bëjmë ndonjë marri të ngjashme

Postimi i plotë:

Në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, dje, Ministri i Jashtëm gjerman, z. Sigmar Gabriel, tha: "nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre në BE. Ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë". (Shih nga minuti 5:35 në) 

Pra, ajo çka na mbetet neve është që të mos ia japim Serbisë ndërkohë 'Zajednicën' apo të bëjmë ndonjë marri të ngjashme. Por, me këtë regjim në fuqi, sidomos me Thaçin President, nuk mund të jemi të sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat