Delawie: Mbështetja e Amerikës për Kosovën, afatgjate dhe e palëkundur

Aktuale

Delawie: Mbështetja e Amerikës për Kosovën, afatgjate dhe e palëkundur

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:22
Greg Delawie

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se përkrahja e SHBA-së për Kosovën do të jetë e gjatë dhe e palëkundur.

Këtë e ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku ka publikuar imazhe nga vizita e zyrtarëve të lartë shtetërorë amerikanë në Kosovë, përcjell Bota sot.

“Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e afatgjate, dypartiake dhe e palëkundur. Hidhni një sy prapa disa zyrtarëve të mëparshëm të rëndësishëm të SHBA që vizituan dhe mbështetën Kosovën. Ne shpresojmë që të mirëpresim më shumë liderë amerikanë në Kosovë, në të ardhmen", thuhet në postimin e Delawie në Twitter./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat