Guardian: Kosova shteti i 51-të i Amerikës

Aktuale

Guardian: Kosova shteti i 51-të i Amerikës

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 15:55
E përditshmja britanike “The Guardian” në një artikull të publikuar sot ka shkruar për lidhjet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje rrugëtimit të Kosovës gjatë këtyre dhjetë vjetëve si shtet i pavarur.

E përditshmja britanike “The Guardian” në një artikull të publikuar sot ka shkruar për lidhjet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes disa fotografive prestigjiozja britanike ka përmendur sheshet, rrugët dhe emrat që kanë vendosur kosovarët për nder të Amerikës.

“Në vitet ’90 presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, përfundonte konferencat e të premteve me fjalët: ‘Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë perëndimor’. Kjo frazë u ngulit në mendjen e shqiptarëve dhe u bë edhe më e fuqishme kur Bill Clintoni urdhëroi NATO-n që të bombardonte caqet serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999”, shkruan “The Guardian”.

Sot, “The Guardian” shkruan se, është e vështirë të gjesh gjurmë të luftës dhe se një gjeneratë tashmë është rritur në ambient paqe dhe stabilitet.

“Por emocioni pro-amerikan është ende prezent”, shkruan gazeta britanike.

“Njëra prej rrugëve kryesore të Prishtinës quhet Bulevardi Bill Klinton, për presidentin amerikan. Një tjetër rrugë, shkollë dhe qendër sportive mbajnë emrin e ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright”, shkruan ajo.

“Derisa nuk do të ketë ndryshime të mëdha të politikës amerikane për Kosovën, nuk ka asnjë arsye për të besuar se do të shuhet besnikëria e këtij territori për Amerikën. Yjet dhe vijat do të vazhdojnë valëviten në Prishtinë çdo 4 korrik”, shkruan në fund “The Guardian”.

Image

Klinton Bajgora, 13-vjeçar, mori emrin për nder të Bill Clintonit, i ulur në mes të prindërve në shtëpinë në Podujevë.

Image

Një shtëpi në Ferizaj me flamuj amerikanë

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat