Kosova nderon Edi Ramën me medalje presidenciale

Aktuale

Kosova nderon Edi Ramën me medalje presidenciale

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 17:49
Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale kryeministrin e Shqiperisë Edi Rama

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale kryeministrin e Shqiperisë Edi Rama.

Kjo medalje kryeministrit Rama iu dha për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe ndërtimin e saj.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ndihet i lumtur dhe ndjehet me emocione të veçanta për këtë dekorim.

Rama shtoi se e ardhmja e dy vendeve është e përbashkët. Rama ka përgëzuar presidentin për marrëveshjen me presidentin malazez rreth demarkacionit për t’i hapur rrugë qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm si gjithë qytetarët e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat