Deklarata Thaçi -Vujanoviq për demarkacionin nesër diskutohet në mbledhjen e qeverisë

Aktuale

Deklarata Thaçi -Vujanoviq për demarkacionin nesër diskutohet në mbledhjen e qeverisë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:27
Thaçi -Vujanoviq

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ditën e nesërme do të diskutohet deklarata e presidentit Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq për demarkacionin mes dy vendeve.

Aneks marrëveshja e nënshkruar në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentit malazes Filip Vujanivuq për demarkacionin do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë në 10 vjetorin e pavarësisë.

Përmes kësaj deklarate u bëhet thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Thaçi ka thënë se me Filip Vujanoviqin janë pajtuar që të ratifikohet në Kosovë kjo Marrëveshje dhe se me ratifikimin e kësaj do të respektohen parimet për Marrëveshjen e nënshkruar më herët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat