Përplasja e rreme e dy kryeministrave të papërgjegjshëm para publikut

Aktuale

Përplasja e rreme e dy kryeministrave të papërgjegjshëm para publikut

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 08:01
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Edi Rama dhe Ramush Haradinaj zgjodhën që të luajnë më opinionin publik, teksa virtualisht gjuheshin më fjalë ndaj njëri tjetri. Ky mashtrim i tyre për gjoja përplasje rreth punëve shtetërore, përfundoi me me një gote raki te Haradinaj. Ajo çfarë mbetet në ajër është "lopa që e derdh qumështin".

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili të premten  në mesditë me të marrë vesh lajmin për marrëveshjen rreth demarkacionit, u nis për Prishtinë, në vendin ku liderët kosovarë ditë më parë i quajti lopë.

Në një emision televiziv, Rama mbrëmë e akuzoi Haradinajn se ai shpiku çështjen e Demarkacionit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramush Haradinajt. Ky i  fundit  i sugjeroi Ramës të merrej më punët e Shqipërisë, pasi ka bollë me çfarë të merret.

Por gjithçka rezultoi të ishte një mashtrim, dhe papërgjegjësi ndaj opinionit publik. Të dy, përfunduan duke pirë raki te Haradinaj.

Ndërkohë po kryeministri i Shqipërisë, javë më parë kishte ofenduar liderët e Kosovës, përfshi Haradinajn, duke i krahasur me lopët që shkelmojnë qumështin.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, kishte thënë Rama për tentativën e tre liderëve kosovarë për ta shfuqizuar Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat