Urimi i Haradinajt për dy festa në Kosovë

Aktuale

Urimi i Haradinajt për dy festa në Kosovë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 12:07
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 10 Vjetorit të shtetësisë dhe njëkohësisht 20 Vjetorin e fillimit të Luftës në Kosovë.

Haradinaj përmes një statusi ka thënër se me sakrifica të panumërta, një vit pas luftës së përgjakshme në të cilën shqiptarët rezistuan dhe luftuan në mbrojtjen e atdheut, erdhi tek ndërhyrja e NATO-s në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke larguar njëherë e përgjithmonë forcat serbe nga Kosova.

Shkrimi i plotë:

Sot kur po e festojmë 10 Vjetorin e shtetësisë dhe 20 Vjetorin e fillimit të Luftës në Kosovë, çdo gjë qe themi është pak. Gjakderdhësit Ballkanik iu vërsulen popullit tonë në Pranverën e vitit 1998. Me sakrifica të panumërta, një vit pas luftës së përgjakshme në të cilën shqiptarët rezistuan dhe luftuan në mbrojtjen e atdheut, erdhi tek ndërhyrja e NATO-s në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke larguar njëherë e përgjithmonë forcat serbe nga Kosova.

Plot 10 vite u deshën që vendi ynë ta shpallë mëvetësinë. Sot kur festojmë dy ngjarjet: 10 vjetorin e shtetësisë dhe 20 vjetorin e fillimit të kësaj kauze, duke i kutljtuar po ashtu përpjekjet e panumërta sidomos të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, rezistencat studentore e popullore të viteve ’50 e ’60 me Adem Demaçin e shokët e tij, demonstratat për liri në vitet ’80 të prira nga Jusuf Gërvalla të vazhduara me protestat studentore të viteve 90 dhe deri tek sakrificat legjendare të Adem Jasharit, të gjithë shqiptarët në trojet etnike e në diasporë për dekada e dekada me radhë dhanë kaq shumë që t’i gëzohemi kohës që po e jetojmë!

Kjo ditë sado që ndoshta nuk i përmbushë plotësisht aspiratat e paraardhësve tanë, është një ngjarje që meriton të festohet dhe respektohet.Kurr me mire se sot ne Shqiptarët nuk kemi qene.Duke mos e harruar kurrë sakrificën e paraardhësve tanë duhet të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen tonë aty ku e kemi vendin: në familjen europiane dhe NATO me përkrahjen e pandalshme të Amerikës!KOSOVË: URIME 10 VJETORI I PAVARËSISË!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat