Thaçi dekoron ish të akuzuarin për korrupsion

Aktuale

Thaçi dekoron ish të akuzuarin për korrupsion

Nga: A.S Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 14:40
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar, një sërë personalitetesh me Medalje Presidenciale në 10-të Vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Por, në mesin e të dekoruarve është edhe Sokol Bashota, ndaj të cilit ishte ngritur një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte kryetar i komunës së Klinës.

Një raport i auditimit i bërë publik kishe bërë një listë të shkeljeve të kryetarit të Komunës së Klinës nga radhët e PDK-së, Sokol Bashota, që kishte rezultuar me ngritje aktakuzë ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Auditorët patën gjetur se komuna e Klinës ka ndarë 20 mijë euro për organizimin e festivalit tradicional “I këndojmë lirisë”, që mbahet më 6,7,8 qershor. Bashota ishte edhe drejtues i këtij festivali. Rasti tjetër që përbente konflikt interesi – sipas raportit të auditivit – ishte fakti që Bashota kishte subvencionuar klubin futbollistik “Dukagjini”, ku  ai mbante pozitën e kryetarit të këtij klubi.

Kurse, në një hulumtim të publikuar nga Insajderi në kuadër të Dosjes së Shefave, një sëri përgjimesh përmes së cilave dëshmohet ndikimi i zyrtarëve të lartë të PDK-së në sistemimin e njerëzve të tyre të afërt në agjencitë e pavarura, gjykata, policinë e Kosovës, mediat e të tjera, emri i Hoxhës është përmendur në një bisedë mes Grabovcit dhe Njazi Thacit nga dega e PDK-së në Prizren.

Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren ka zgjedhur për kryeprokuror, Sylë Hoxhën i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hoxha ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat