Karem: SHBA do të jetë krah Kosovës në të gjitha sfidat

Aktuale

Karem: SHBA do të jetë krah Kosovës në të gjitha sfidat

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 16:06
Robert Karem

Në pritjen shtetërore nga presidenti, Hashim Thaçi, për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë, një fjalim e ka mbajtur edhe Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare të SHBA-ve, Robert Karem.

Ai ka thënë se NATO dhe KFOR përfshirë 650 ushtarët e Amerikës në Kosovë, vazhdojnë të ofrojnë siguri të qëndrueshme.

“Brenda ekzekutivit, Departamenti ynë i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes kanë vizion të përbashkët dhe mirëpresin bashkëpunimin me juve për rritje e ekonomisë, forcimin e institucioneve dhe avancimit të aftësisë të forcës suaj të sigurisë, për t’u ofruar qytetarëve siguri dhe qetësi”.

Ai ka thënë se SHBA-të do të jenë përkrah Kosovës në të gjitha sfidat.

“E ardhmja bëhet nga zgjidhjet që bëhen. Qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin a duan të ardhme me tension etnik apo bashkëpunim me të gjithë.

Karem ka thënë se dialogu me Serbinë është i pa alternativë.

“Dhjetë vjet më parë shpallët pavarësinë dhe tash keni mundësi që të zgjidhni rrugën e së ardhmes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat