Shpejtim Bulliqi flet për marrëveshjen e dy presidentëve për Demarkacionin - Bota Sot
Shpejtim Bulliqi flet për marrëveshjen e dy presidentëve për Demarkacionin

Aktuale

Shpejtim Bulliqi flet për marrëveshjen e dy presidentëve për Demarkacionin

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 00:38
Shpejtim Bulliqi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dy ditë më parë kanë nënshkruar një aneks marrëveshje, në të cilën janë dakorduar që çështja e Demarkacionit të zgjidhet sa më shpejtë.

Sipas kësaj marrëveshje, Republika e Kosovës do e ratifikojë marrëveshjen për Demarkacionin të arritur në gusht të vitit 2015.

Pasi të konstatohet nga të dy shtetet se Demarkacioni është ratifikuar dhe marrëveshja ka hyrë në fuqi, sipas kësaj marrëveshje do të formohet një Trup i Përbashkët Punues për shënjimin e vijës kufitare.

Gjithashtu ata janë pajtuar se gjatë këtij procesi, Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.

Kryesuesi i Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, është shprehur se marrëveshja mes dy presidentëve është një marrëveshje politike.

Në një prononcim, Bulliqi tha se si e tillë ajo ka edhe synimin e ratifikimit të marrëveshjes së gushtit të vitit 2015.

“Marrëveshja e shkruar nga dy presidentet është marrëveshje politike. Si e tillë me siguri që edhe ka synimin e ratifikimit të marrëveshje së gushtit të 2015”, ka deklaruar Bulliqi.

Ndërsa, Bulliqi ka thënë se Trupi i Përbashkët Punues i cili pritet të formohet pas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacion, duhet të ketë kualitet profesional, patriotik dhe intelektual.

Ai ka shtuar se kushdo që do të jetë në atë grup punues, do ta ketë një detyrë të rëndësishme dhe sfiduese.

“Sa i përket shënjimit të vijës kufitare apo siç e quajmë ne demarkimit për një periudhë prej 2 vitesh, ne nuk mund të themi asgjë sepse ajo varet nga grupi i përbashkët punues qe do ta caktojë ndonjëri nga institucionet e Kosovës. Kualiteti profesional, patriotik dhe intelektual i anëtarëve të atij grupi punues do të jetë çelësi i suksesit dhe ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës. Ne nuk mund të predikojmë se kush mund të jetë në atë grup punues, por e dimë se i pret një detyrë e rëndësishme dhe sfiduese”, ka thënë Bulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test