Letër kërcënuese ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok

Aktuale

Letër kërcënuese ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:22
Parakalimi i FSK-se

Policia e Kosovës tha sot se është duke e hetuar një letër kërcënuese e cila është shfaqur sot në qytetin verior të Zubin Potokut.

Letra e cila është nënshkruar nga një grup i panjohur deri më tani i quajtur “Armata e Veriut” (Severna Armija) kërcënon disa pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) duke u bërë thirrje atyre që të largohen nga ky institucion.

“Jemi dëshmitarë të aspiratës së “shiptarëve” nga Prishtina për të përfshirë serbët nga Zubin Potoku në ushtrinë UÇK, ose FSK, në të njëjtën ushtri, e cila na ka vrarë fëmijë, gra dhe pleq në gjithë Kosovën”, thuhet në letër.

“Nuk u lejojmë njerëzve të prishur të gjakut tonë të cilët kanë pranuar këtë thirrje të jetojnë, punojnë dhe të jenë në Zubin Potok. Nuk do të lejojmë që atyre t’u ndihmojë Komuna e Zubin Potokut në krye me kryetarin. Do t’ua thyejmë kockat”, thuhet në këtë letër.

Në këtë pamflet janë vendosur emrat e shtatë serbëve lokale pë rtë cilët pretendohet se janë pjesë e FSK-së, me një porosi në fund të saj.

“Ju ushtarë, takohemi shumë shpejt. Nuk mund t’u mbrojë as komuna, as policia”, thuhet në letër.

Ky kërcënim vjen pak muaj pasi shtëpitë e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së në veri u patën sulmuar nga persona deri më tani të panjohur. Kryeministri Ramush Haradinaj e kishte dënuar këtë sulm.

Policia e Kosovës konfirmoi letrën e sotme ndërsa tha se është duke e hetuar këtë rast.
Letra kërcënuese ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok.“Policia është duke punuar në atë drejtim. E kemi njoftuar edhe Prokurorin. Pamfletet në fjalë janë gjetur të vendosura në disa vende në Zubin Potok”, tha për KALLXO Zëvendës Drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Edhe zëdhdnësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, konfirmoi pamfletet kunër pjesëtarëve serbë të FSK-së në veri
“FSK është njoftuar për ato mesazhe. Tash jemi duke pritur prej organeve të sigurisë të merren me këtë çështje”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat