Pacolli mikpritës i ish-Presidentëve, diplomatëve dhe ambasadorëve për nder të Pavarësisë

Aktuale

Pacolli mikpritës i ish-Presidentëve, diplomatëve dhe ambasadorëve për nder të Pavarësisë

Nga: Bota sot Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:03
Zëvendëskryeministri dhe njëherës Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe njëherës Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kishte të ftuar të veçantë mbrëmë për të festuar vitin jubilar të Pavarësisë së Kosovës.

Në shtëpinë e Pacollit, ishin ftuar ish- Presidentët, Mesiq, Mejdani, Sejdiu, Presidentin Meta me bashkëshorte, diplomatë e Ambasadorë nga shumë vende të botës dhe mysafirë të tjerë.

Pacolli përmes një statusi në Facebook ka treguar se kanë diskutuar për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin me shtete të ndryshme të botës dhe Organizatat Ndërkombëtare në përgjithësi.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, në shtëpinë time isha i nderuar të jem mikpritës i një darke me Ish-Presidentët, Mesiq, Mejdani, Sejdiu, Presidentin Meta me bashkëshorte, diplomatë e Ambasadorë nga shumë vende të botës dhe mysafirë të tjerë, që erdhën në Kosovë për të festuar vitin jubilar të Pavarësisë së Kosovës. Diskutuam për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin me shtete të ndryshme të botës dhe Organizatat Ndërkombëtare në përgjithësi./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat