O’Connell: Qeveria duhet të investojë në rininë e Kosovës

Aktuale

O’Connell: Qeveria duhet të investojë në rininë e Kosovës

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 11:27
Ruairi O’Connell

British Council dhe ambasada britanike kanë nisur fazën e dytë të projektit Qytetarët Aktiv, përmes së cilit do të trajnojnë 100 të rinj që përmes aktiviteteve të ndryshme të forcojnë kapacitetin e tyre për t’iu qasur tregut modern të punës.

Ambasadori Ruairi O’Connell me këtë rast tha se rinia nuk është e ardhmja, por e tashmja e Kosovës, duke kërkuar rritjen e investimit në të dhe shprehur lumturinë që qeveria britanike investon në zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve.

Partnerë të këtij projekti janë organizatat joqeveritare Toka dhe Syri i i Vizionit. Me këtë rast Jehona Gjurgjeala nga OJQ Toka kërkoi nga zyrtarët e vendit që të mos mbajnë barriera para të rinjve, por të jenë të afërt me ta, në mënyrë që ta kenë të mundur të japin kontributin e tyre për vendin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat