Një javë më parë së bashku në dasmë- Sot refuzon të dekorohet nga Thaçi

Aktuale

Një javë më parë së bashku në dasmë- Sot refuzon të dekorohet nga Thaçi

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 21:24
Pamje nga dasma e vëllait të Sylejmant Selimit

Saktësisht një javë më parë dasma e vëllait të Sylejmant Selimit i kishte bërë bashkë, presidentin e vendit, Hashim Thaçin, Sylejman Selimi, Dardan Gashin, zëvendëskryeministër dhe ish-kryetarin e komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Teksa po cakërronin gotat Thaçi e Selimi dukeshin të lumtur në dasmën e vëllait të Sylejman Selimit. Por kur kanë kaluar një javë Selimi ka refuzuar dekorimin nga presidenti Thaçi për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Selimi në një letër të siguruar sot nga Indeksonline ka treguar për arsyet që po refuzon të dekorohet për 10-vjetorin e Pavarësisë.

Selimi ka shkruar se nuk mund të pranoj dekoratë për merita lufte, kur sipas tij po mbahet padrejtësisht në burg për gjoja krime lufte,raporton Insajderi.

“Si mund të dekorohem për merita lufte kur unë po mbahem padrejtësisht në burg gjoja për krime lufte? Prandaj dekorata e tillë për mua është e pa pranueshme, për aq sa unë mbahem dhe dënohem padrejtësisht”, shkruan në letrën e Selimit.

Përveç Selimit edhe disa bashkëluftëtarë të Thaçit kanë refuzuar të dekorohen për nder të 10-vjetorit të Parësisë. Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Fatmir Lima dhe familja e komandant ‘Drinit’, kanë refuzuar dekorimin nga presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat