Vetëvendosje padi penale kundër Thaçit për tradhti kombëtare, me vetëdije e fali Çakorrin dhe Kullën

Aktuale

Vetëvendosje padi penale kundër Thaçit për tradhti kombëtare, me vetëdije e fali Çakorrin dhe Kullën

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:16
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka treguar se Vetëvendosje, pak para seancës së jashtëzakonshme ku pritet të votohet marrëveshja për Demarkacionin, ka dërguar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj Presidentit Hashim Thaçi, që sipas saj, VV-ja e konsideron tradhti ndaj vendit nënshkrimin i Marrëveshjes së Demarkacionit.

Për të ndaluar votimin e marrëveshjes, VV-ja do të përdor të gjitha veprimet e më hershme. 

Haxhiu: Për tradhti ndaj vendit, deponuam kallëzim penal ndaj Thaçit

“Kallëzimin  penal ndaj Hashim Thaçit, për shkak të veprës penale. Tradhtia ndaj vendit. Unë e kam para vetes nenin 124 paragrafi 2 të kodit penal të Kosovës ‘Tradhtia ndaj vendit, pra është neni 124 i kodit penal të Kosovës, paragrafi 2 , kushdo që në cilësinë e shtetit nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose ndonjë akt me të cilën pjesë të territorit të Republikën e Kosovës , jepen ose lihen ne sovranitetin e ndonjë shteti tjetër , dënohen së paku 15 vjet ose me burgim të përjetshëm’. Ky është neni i paraparë në kodin penal , për ata të cilët në cilësinë e presidentit , nënshkruajnë ndonjë marrëveshje apo ndonjë akt tjetër të cilën ka për qëllim faljen e territorit siç edhe ka bërë Hashim Thaçi “, tha Haxhiu.

Ajo po ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e presidentit janë mundësuar kushtet ligjore për padi ndaj tij.

Haxhiu: Thaçi me vetëdije e fali Çakorrin, Kullën

“Në atë kohë nuk kemi pasur mundësi që të bëjmë kallëzimin penal . Pikërisht për shkak se Kodi Penal I Kosovës e paralizon vetëm kur e nënshkruan në cilësinë e presidentit të Kosovës . Deklarata e para disa ditëve e nënshkruar nga Hashim Thaçi , bashkë me presidentin e Malit të Zi, dëshmon me vetëdije, Hashim Thaçi, ndonëse ka qenë në dijeni që me atë nënshkrim dhe me atë marrëveshje po falë pra që Kulla,  Çakori edhe Bjelluha kanë mbetur sipas marrëveshjes paraprake nënë territorin e Malit të Zi atëherë ka bërë shkelje të rendë tradhti ndaj vendit “, tha Haxhiu.

VV-ja sipas saj, pret nga Prokuroria Speciale që të  nisë hetimet , lidhur me këtë shkelje të kodit , ndaj të dyshuarit Hashim Thaçi. Ajo tha se në mungesë të veprimeve të prokurorisë kanë qenë të detyruar të deponojnë vet këtë kallëzim penal. Ajo ka thënë se do ta kundërshtojnë fuqishëm votimin e marrëveshjes.

Haxhiu: Do ta kundërshtojmë fuqishëm demarkacionin

“Është e vërtetë që ne dje kemi mbajtur mbledhje të grupit parlamentar , kemi diskutuar gjer e gjatë për të gjitha veprimet tona si subjekt politik Brenda kuvendit të Republikës së Kosovës  ato do të jenë transparente asnjë herë nuk kemi bërë diçka që nuk ka qenë e pa pasqyruar në opinion publik , njësoj do të veprojmë edhe sot . Do ta kundërshtojmë fuqishëm demarkacionin sepse ne konsiderojmë se ajo marrëveshje është tradhti ndaj vendit “, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat