Tash malazezët protestojnë kundër demarkacionit me Kosovën - Bota Sot
Tash malazezët protestojnë kundër demarkacionit me Kosovën

Aktuale

Tash malazezët protestojnë kundër demarkacionit me Kosovën

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 11:53
Murinë

Banorë të fshatit Velikë, i cili gjendet në shpatet në pjesën e Malit të Zi, menjëherë përtej Qafës së Çakorrit, në kufirin me Kosovën, kanë porositur dje, siç raportohet - se nuk do të lejojnë luajtjen e kufirit as për një metër në dëm të Malit të Zi.

Shkas për tubimin protestues është ankes – marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.

Protestës iu bashkuan përfaqësues edhe nga vendbanimet Murinë e Brezovicë (që shtrihen në drejtim të Plavës) si dhe nga fshatrat Shekullar e Kalludra (në kufi me Rugovën), dërguan mesazh se nuk do të lejojnë lëvizjen e kufirit as për një metër në dëm të këtyre lokaliteteve, si dhe të Malit të Zi.

Vendasit kërkuan nga organet shtetërore që ta shpjegojnë në hollësi aneks-marrëveshjen të cilën, siç shprehen ata, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e nënshkroi “thuaja në fshehtësi”.

Kryetarët e bashkësive lokale të Murinës e të Velikës, Branisllav Otasheviq dhe Marinko Boshkoviq dje thanë se nuk do të pranojnë të lëshojnë qoftë edhe një këmbë të territorit të tyre, duke aluduar në Çakorr, raportojnë mediat malazeze, transmeton Koha.net.

Ata porositën se nuk do të lejojnë të bëhet Pazar me atdheun e tyre dhe se çështja e kufirit njëherësh është çështje e mbijetesës së tyre në ato hapësira.

Sipas medieve malazeze, Velika njihet për gjenocidin që kryen aty gjatë Luftës së Dytë Botërore forcat okupuese të Divizionbit “Princ Eugen” dhe të policisë vullnetare të Kosovës – Vullnetarëve, ndërsa vendbanimi Murinë u bombardua nga aviacioni i NATO-s më 1990 me ç’rast u vranë 6 civilë, nga të cilët 4 ishin fëmijë.

Presidentët e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, dhe i Kosovës, Hashim Thaçi, më 16 shkurt nënshkruan në Podgoricë deklaratën e përbashkët me të cilën i bën thirrje Paralamentit të Kosovës që të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test