Gërxhaliu: Nëse vazhdon më këtë trend degradimi i shtetit, gjendja do të përkeqësohet - Bota Sot
Gërxhaliu: Nëse vazhdon më këtë trend degradimi i shtetit, gjendja do të përkeqësohet

Aktuale

Gërxhaliu: Nëse vazhdon më këtë trend degradimi i shtetit, gjendja do të përkeqësohet

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 18:12
Safet Gërxhaliu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka theksuar se nëse vazhdon ky trend i degradimit të shtetit si deri më tani, sipas tij, gjendja do të shkojë dhe do të përkeqësohet.

Ai ka thënë se trimat e bëjnë luftën, ndërsa të mençurit dhe ekspertët e udhëheqin shtetin.

“Kosovarët po i bëjnë dëm më shumë se qarqet më armiqësore. Mbi interesat e partive politike është interesi i shtetit, dhe shteti nuk është pronë e askujt.

Fjala kompromis dhe sakrificë nuk po bën pjesë të klasa politike. Nëse e analizoni formën se si diskutohet, e vëreni se është varrosur kultura e komunikimit”, ka shtuar Gërxhaliu.

Sipas tij, angazhimi i partive politike është çështje pazari dhe akomodimi i militantëve nëpër pozita shtetërore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test