Bisedimet në Bruksel, pala e Kosovës dërgon delegacion sa një ekip futbolli

Aktuale

Bisedimet në Bruksel, pala e Kosovës dërgon delegacion sa një ekip futbolli

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:02
Delegacioni i Kosovës

Delegacioni i Kosovës, i drejtuar nga Avni Arifi, i cili është caktuar nga Kryeministri Haradinaj si udhëheqës i dialogut teknik me Serbinë, po qëndron në Bruksel për të vazhduar dialogin teknik me Serbinë. Bie në sy se ky delegacion përbëhet nga 12 persona e aty, përveç Arifit, janë edhe këshilltarë tjerë të Haradinajt, që nuk dihet se çfarë roli kanë në këto bisedime.

Dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet sot, pasi i njëjti ishte ndërprerë më 17 janar, nga pala serbe, kur u vra politikani serb, Oliver Ivanovic.

E, pasi serbët u bindën nga Bashkimi Evropian për vazhdimin e dialogut, takimi fillimisht i ekipeve që merren me anën teknike të dialogut, u caktua të mbahet me 26 shkurt.

Pala e Kosovës sot u akomodua në Bruksel, ndërsa delegacioni përbëhet prej 12 personave. Aty bëjnë pjesë këshilltarët e kryeministrit Ramush Haradinaj: Avni Arifi, Meliza Haradinaj e Halil Matoshi e Alban Dermaku. Me ta është edhe Endrit Shala, këshilltar i Fatmir Limajt, si dhe Blerand Stavileci, shef i kabinetit të kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ndërsa në Bruksel bashkë me të lartëpërmendurit po qëndrojnë edhe gjashtë të tjerë, duke formuar ekip prej 12 vetave. Nuk dihet se cilat janë detyrat e tyre pos Arifit që është shef i negociatave teknike.Po ashtu aty është edhe Këshilltari i Presidentit Ardian Arifaj.

Shefi i këtij delegacioni, Avni Arifi, para se të nisej për Bruksel, ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Ai ka thënë se në takimin e radhës, më 26 shkurt në Bruksel, do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Arifi ka treguar se Qeveria synon përmbylljen e dialogut dhe përgatitjen e bazës politike për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, që nënkupton Serbia ta njohë Kosovën.

Përfundimi i takimit të palëve që merrën me dialogun teknik i hapin rrugë dialogut mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thacit dhe atij të Sërbisë, Aleksander Vuciq.

Në negociatat Kosovë-Serbi është konfirmuar se do të ndërmjetësojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat