Haradinaj në Londër takon Robertsonin dhe gjeneralin Jackson

Aktuale

Haradinaj në Londër takon Robertsonin dhe gjeneralin Jackson

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 08:54
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër ku ka marr pjesë në konferencën e BERZH-it është takuar me disa personalitete të njohura që kanë ndihmuar gjatë luftës në Kosovë.

Në një postim në Facebook Haradinaj ka treguar se është takuar me gjeneralin Mike Jackson, George Robertson, etj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Pata kënaqësinë t’i takoj Lord George Robertson, Gjeneralin Mike Jackson, Martin Vickers, John Grogan, Earl of Sandëich, Tim Judah, Ben Emmerson dhe Jon Mitchell.

Miq të mëdhenj të Kosovës, të cilët na kanë qëndruar pranë në periudha të ndryshme në rrugën tonë për liri dhe shtetndërtim. Gjithmonë mirënjohës!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat