Presidenti Thaçi dekoron komandant Remin me medalje presidenciale

Aktuale

Presidenti Thaçi dekoron komandant Remin me medalje presidenciale

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 13:38
Presidenti Thaçi dekoron komandant Remin me medalje presidenciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar me dekoratat për personalitetet që dhanë kontribut në shtetformimin e Kosovës dhe në luftën e fundit në vend.

Ai gjatë ditës së sotme ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës edhe Rrustem Mustafën i njohur si komandant Remi, transmeton lajmi.net.

“Kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë, si komandant i Zonës Operative të Llapit dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ka dhënë edhe Rrustem Mustafa. Atë e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare për dhjetëvjetorin e pavarësisë.” shkruan Presidenti Thaçi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat