Para seancës së Demarkacionit – takohen Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

Aktuale

Para seancës së Demarkacionit – takohen Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 10:38
Thaçi, Veseli dhe Haradinaj

Tre njerëzit kryesor të politikës së Kosovës janë mbledhur para fillimit të seancës së jashtëzakonshme ku pritet të ratifikohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, anë në zyrën e Presidentit Hashim Thaçi, në kohën kur seanca do të duhej të niste.

Kështu bën të ditur Besnik Tahiri, gazetari i Klan Kosovës i cili është në Kuvendin e Kosovës.

Seanca ishte paralajmëruar që të fillonte në ora 10:00, por akoma nuk ka nisur.

Në seancë nuk janë as disa nga deputetët, ndërsa aty mungojnë edhe deputetët e Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat