Këshilltari i presidentit flet për takimin, Thaçi-Vuçiq-Markoviq

Aktuale

Këshilltari i presidentit flet për takimin, Thaçi-Vuçiq-Markoviq

Më: 1 mars 2018 Në ora: 15:53
Pamje nga takimi Thaçi-Vuçiq-Markoviq

Në takimin mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dushan Markoviq, nuk është biseduar për ndonjë çështje specifike.

Ky takim është mbajtur në kuadër të Samitit të lidëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Pamjet e publikuara nga kryeministri malazez, së bashku me presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, kanë zgjuar vëmendje në Kosovë.

Por, në këtë takim sipas Ismail Sylës, këshilltar Politik i presidentit Thaçi, nuk është diskutuar për ndonjë temë të veçantë.

Syla ka thënë se takimi nuk ka qenë bilateral, por është zhvilluar në kuadër të samitit.

“Nuk ka diçka te veçantë, ka qenë në kudër të Samitit të Ballkanit, nuk ka qenë bilateral”, ka thënë ai.

Para këtij takimi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç, ka thënë se  kishte deklaruar se arsyeja e takimeve të tij me Hashim Thaçin janë vetëm “shpëtimi i kokave të fëmijëve serbë”.

Ndërsa, presidenti Thaçi gjatë fjalimit të tij në Samitin e vendeve të Ballkanit Përendimor ka thënë se se aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian janë prioritet kryesor nacional.

“Miqtë tanë në BE kanë hapur një derë për ne, por ne jemi ata që duhet të kalojmë nëpër atë derë. Është e qartë se ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin për të arritur atje më shpejt. Megjithatë, ne ndajmë më shumë sesa vetëm gjërat e mira. Ka edhe probleme të shumta politike, keqkuptime e komplikime, që ne duhet t’i zgjidhim”, ka theksuar presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat