Rexhaj: Na duhet ligj që penalizon politizimin e arsimit

Aktuale

Rexhaj: Na duhet ligj që penalizon politizimin e arsimit

Më: 1 mars 2018 Në ora: 19:42
Xhavit Rexhaj

Duhet që partitë politike të dakordësohen për nxjerrjen e një ligji që do ta penalizonte partizimin dhe politizimin e institucioneve arsimore, ka thënë profesori universitar Xhavit Rexhaj.

Duke folur për vendimin e ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, për shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, ai ka deklaruar se edhe vendimi për shkarkimin e përfaqësuesve të ministrisë në Bordin e Universitetit të Prishtinës ishte i panevojshëm dhe i paefekt.

“Duhet pa dallim të gjitha partitë politike ta penalizojnë me ligj partizimin dhe politizimin e institucioneve arsimore”.

“Kur ministri e shkarkoi pjesën përfaqësuese të bordit të UP-së mua mu duk sikur dikujt që ka sëmundje të rëndë t’i bëhet facelift. Arsimi është në gjendje të rëndë dhe gjendja nuk mund të përmirësohet me këtë mendësi. Prandaj kemi situata të tilla. Duhet të vendoset standardi i rangimit të universiteteve që të mos kemi probleme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat