Deputeti i AAK-së e pranon se ende s’i kanë votat për demarkacionin

Aktuale

Deputeti i AAK-së e pranon se ende s’i kanë votat për demarkacionin

Më: 1 mars 2018 Në ora: 21:21
Rasim Selmanaj

Projektligji për demarkacionin, i cili pritet të shkojnë javën që vije në Kuvendin e Kosovës, për të katërtën herë nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme për ratifikim.

Kështu ka deklaruar deputeti i grupit parlamentar të AAK-së Rasim Selmanaj, i cili ka theksuar koha e mbajtjes së seancës varet nga ajo nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për ratifikim.

“Nuk besoj që mund të shkoj gjatë, mirëpo ne nuk mund ta sjellim demarkacionin në seancë prapë, për pa e pasur edhe një here akordimin e partive politike dhe të votave sepse tani për tani votat nuk janë”, ka thënë Selmanaj.

Ndërkaq, sa i përket ndërrimit nga ana e Komisionit për Punë të Jashtme të pikave në dokumentin e marrëveshjes për demarkacionin, Selmanaj ka thënë se renditja do të rikthehet ashtu siç ishte akorduar në marrëveshjen ndërmjet partive.

“Ndërrimi i pikave në marrëveshjen për demarkacionin nga komisioni për Punë të Jashtme, e konsideroj më shumë një gabim teknik ose mungesë të koordinimit. Përndryshe ky dokument duhet të kthehet ashtu si ishte propozim i Kryeministrit Haradinaj, ku si pikë e parë është marrëveshja e 2015, e dyta është raporti i zotit Bulliqi dhe deklarata e dy presidentëve”, ka thënë ai.

Më tej, Selmanaj shtoi se renditja e këtyre pikave në këtë dokument duhet me qenë ashti si është rënë dakord nga partitë politike sepse i vetmi ndryshim që ka ndodh asht tek fjala “Si orientim.

“Unë personalisht nuk isha pajtu për ta futur atë fjalë sepse është e panevojshme dhe nuk është që luan ndonjë rol të madh. Mirëpo meqenëse ka qenë marrëveshje mes partive politike atëherë duhet të kthehet sipas marrëveshjes”, ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat