LDK kërkon nga presidenti Thaçi të jap llogari në Kuvend për dialogun me Serbinë

Aktuale

LDK kërkon nga presidenti Thaçi të jap llogari në Kuvend për dialogun me Serbinë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 11:49
Pamje nga takimi


Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur konferencën e përjavshme për media, ku ka folur kryesisht në politikën e jashtme.

Vjosa Osmani deputete e LDK-së ka thënë se presidenti Thaçi duhet të jap llogari në Parlamentin e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Sipas saj, presidenti nuk është i mandatuar ta udhëheq dialogun.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Thaçi negocion pa qenë i mandatuar për ta udhëhequr këtë process. S’ka vendim për ta përcaktuar ose vendosur se presidenti do ta bartë aspektin politik të këtij procesi. Presidenti nuk ka mekanizma implementues për të zbatuar këto marrëveshje, dhe nuk ka mekanizma kushtetues për ta mbikqyrur punën e presidentit. Ai i ka mbajtur të fshehta diskutimet dhe marrëveshjet e arritura me Vuçiqin në Bruksel dhe vendet e tjera”, ka thënë Vjosa Osmani.

“I bëjmë thirrje presidentit që urgjntisht t’i adresohet Kuvendit që të përcaktojë një ditë kur në Kuvend flet për këto takime. Përndryshe natyrisht që edhe ne si opozitë kemi shumë arsye që të dyshojmë në lidhje me takimet që ai i ka me Vuqiqin. Siq është edhe tema për ndarjen e Kosovës”, thotë Osmani.

Ajo tutje ka thënë se edhe qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë strategji për dialogun me Serbinë.

“Qeveria se ka idenë se cila duhet të jetë çasja e saj në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Kuvendi duhet të ketë rezolutë që përcakton vijat e kuqe për dialogun me Serbinë”, ka thënë Vjosa Osmani.

AJo në fund ka theksuar se qeveria Haradinaj është qeveri e izolimit dhe e izoluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat