Komandanti i KFOR-it: Siguria në Kosovë, stabile, por e brishtë

Aktuale

Komandanti i KFOR-it: Siguria në Kosovë, stabile, por e brishtë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:38
Salvatore Cuoci

Situata në Kosovë është stabile, por e brishtë, prandaj edhe KFOR-i vazhdon të qëndrojë në Kosovë, ka thënë komandanti i kësaj force, Salvatore Cuoci.

Komandanti i KFOR-it ka deklaruar në Info Magazine, se përkundër situatës stabile, ekziston potencial për destruktivitet.

“Situata është stabile, por ende e ndjeshme. Kjo është arsyeja përse KFOR-i është i angazhuar në Kosovë dhe NATO-ja ofron siguri për qytetarët e Kosovës. Ky është misioni ynë, prandaj edhe jemi këtu”.

“Ne e përdorim fjalën ‘situatë e brishtë’, që do të thotë se edhe pse është stabile, mund të ndikohet nga disa probleme, kështu situata mund të kolapsojë dhe të bëhet siç ishte më herët. Por, institucionet e Kosovës po tregojnë maturi dhe pjekuri”.

“Ne jemi duke u munduar të bëjmë punën tonë më së miri dhe prezenca jonë është garancion që të jemi të gatshëm, nëse situata kolapson”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat