KFOR’i i gatshëm nëse Gjykata Speciale trazon situatën në Kosovë

Aktuale

KFOR’i i gatshëm nëse Gjykata Speciale trazon situatën në Kosovë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 21:12
KFOR

KFOR’i ka trupa në Kosovë, por edhe të tjerë rezervë në të cilët do të mund të mbështetej nëse situata në Kosovë trazohet nga Gjykata Speciale, ka thënë komandantit i KFOR’it, Salvatore Cuoci.

“Gjykata Speciale është një gjykatë që është pranuar nga institucionet e Kosovës. Ka pasur përpjeke për të rrëzuar këtë gjykatë, por pjekuria ka qenë më e madhe dhe ka pasur vullnet për t’u përballur me këtë sfidë. Do të nxitë ndoshta edhe protesta, por për këtë ne jemi këtu, jemi të gatshëm dhe të trajnuar dhe nëse ka nevojë për t’u përballur edhe me këtë sfidë”, ka thënë ai në Info Magazine.

“Ne mund të mbështetmi edhe në forcën që është në Kosovë që tashmë veç ofron siguri në Kosovë. Siç është policia dhe EULEX’i, por mbështetemi edhe në rezerva që nëse ka nevojë të vijën në Kosovë”, theksoi ai.

“Jemi duke monitoruar situatën, indikatorët, treguesit; po shikojmë mos do të mund të ndodhë ndonjë kërcënim, por për momentin kemi besim se situata është nën kontroll”, tha Couci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat