Ministri Sefaj: 50% numër më i vogël i aksidenteve, sesa shkurtin e kaluar!

Aktuale

Ministri Sefaj: 50% numër më i vogël i aksidenteve, sesa shkurtin e kaluar!

Më: 3 mars 2018 Në ora: 16:11
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë se pas nxjerrjes së bilancit të gjobave dhe aksidenteve nga policia për muajin shkurt ka rezultuar të jetë për gjysmë më i vogël numri i tyre, sesa muaji shkurt i vitit të kaluar.

Sefaj përmes një shkrimi ka theksuar se ndëshkimi nuk është qëllim parësorë i institucioneve. Mirëpo, sipas tij, kanë për qëllim uljen e aksidenteve në trafik, transmeton Indeksonline.

Postimi i Plotë:

Policia e Kosovës ka nxjerr bilancin e gjobave dhe aksidenteve për muajin shkurt të këtij viti dhe nga statistikat e policisë del që numri i aksidenteve me fatalitet është për rreth 50% më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Edhe pse ndëshkimi nuk është qëllimi parësor i institucioneve të rendit, masat ndëshkuese ligjore të cilat po i ndërmerr Policia e Kosovës, kanë për qëllim uljen e aksidenteve në trafik, ngase siç dihet numri i viktimave nga aksidentet në trafikun rrugor vazhdon të mbetet shqetësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat