Mero Baze “drejton gishtin” kah Azem Syla për vrasjen e Enver Malokut, thotë se “Daja” e kërcënoi me fjalët “do ta presë kokën” - Bota Sot
Mero Baze “drejton gishtin” kah Azem Syla për vrasjen e Enver Malokut, thotë se “Daja” e kërcënoi me fjalët “do ta presë kokën”

Aktuale

Mero Baze “drejton gishtin” kah Azem Syla për vrasjen e Enver Malokut, thotë se “Daja” e kërcënoi me fjalët “do ta presë kokën”

Më: 3 mars 2018 Në ora: 20:18
Mero Baze, Enver Maloku, Azem Syla

Shefi i dikurshëm i komandës së UÇK-së, dhe pastaj zyrtar i lartë i PDK-së, Azem Syla  kërcënoi që do t’ia “presë kokën” gazetarit të dalluar shqiptar Mero Bazes. Kur Baze ia përmendi gazetarin e vrarë Enver Malokun, Syla në mënyrë implicite ia bëri më dije se “ata” e kanë bërë këtë gjë. Megjithatë, ai nënvizon se ky në kontekstin e ngjarjes nuk ishte pranimi i vrasjes, por përpjekje për frikësim.

Duke e përkujtuar ngjarjen e cila ndodhi gjatë fazë së dytë të bisedimeve në Rambuje, Baze thekson se të gjitha vrasjet e gazetarëve në Kosovë do duhej të klasifikohen si vrasje politike, duke shtuar se në Kosovë në atë kohë “mbizotëronte perceptimi se gazetarin i cili e kundërshtonte UÇK-në do të duhej vrarë.”

Syla në atë kohë ishte bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit kosovar, Hashim Thaçit, e në raportin e Grupit ndërkombëtar krizash “Kush është kusht në Kosovë”, nga viti 1999 ai u shënua si daja i tij.

Kërcënimet në hotel

Për Dosjen e UNS-it, redaktori i gazetës “Tema”, rikujton incidentit i cili ndodhi në vitin 1999 në një hotel në Paris.

– Në atë kohë punoja si reporter për Radio Evropën e Lirë dhe disa gazeta shqiptare në

Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup, ku vazhdimisht kritikoja tendencat komuniste që i shfaqnin disa liderë të UÇK-së, kur e theksuan rëndësinë e heqës së disa “armiqve të brendshëm” në Kosovë. Një kolegë i imi me tha se komandanti i njohur si “Daja” dëshron të më sheh. Ai ishte Azem Syla. Gjatë bisedës ai më kërcënonte që do të ma “presë kokën” nëse vazhdoj të shkruaj për ta. Nuk kisha thënë se u ndjeva në të vërtetë i kërcënuar, por u tregua se kisha të drejtë për çdo gjë që e kam shkruar për ta, përkatësisht për mentalitetin komunist të urrejtjes jo vetëm ndaj kundërshtarëve politik, por edhe ndaj shtypit të lirë.

“Kur më kërcënoni kështu, me dukët që po paralajmëroni se të njëjtën gjë ua bëtë edhe kolegëve të mi”- i thashë duke e përmendur Enver Malokun, i cili u vra dy muaj më herët. Nuk u turpërua, por në mënyrë implicite ma vuri në dijeni se “ata” e kanë bërë këtë. Më shumë tingëllonte sikur dëshironte të hiqte dorë nga kërcënimi i mëhershëm i drejtuar ndaj meje, e i cili tingëllonte i rrezikshëm, më shumë sesa që ishte pranim që ai është kryesi i asaj vrasjeje. I thashë së një ditë do të shkruaj për këtë, kur Kosova të jetë e lirë, siç edhe bëra në librin tim “Rambuje: mosmarrëveshja për paqe” si dhe në një shkrim gazetaresk në atë kohë – rikujtohet gazetari nga Tirana.

Edhe pse ka shkruar për këtë incident, Baze për UNS shton se asnjë institucion i cili është marrë me hetimin e vrasjes së gazetarit nuk e kontaktoi në lidhje me këtë ngjarje.

– Kam pasur kontakt me vajzën e zotëri Enver Malokut, të cilës ia dërgova kopjen e librittim, i cili përmban një përshkrim në detaje e këtij epizodi. Dua të theksoj se ky incident konkret nuk guxon të interpretohet si pranimi i vrasjes, por si vërtetim i një mentaliteti të rrezikshëm politik në pikëpamjen e vrasjes së “armiqve të brendshëm”, i cili në atë kohë mbizotëronte mes një numri të pjesëtarëve të UÇK-së.

Ai shton se një numër i liderëve të UÇK-së e kërcënuan disa herë, si kritikun shumëvjeçar.

– Nuk do të ia kisha atribuuar këtij incidenti konkret. Gjithashtu isha i thirrur publikisht gjatë intervistës të cilen disa prej liderëve të tyre e dhanë në televizionin publik në Tiranë në vitin 1999.  Por, meqë jetoj në Tiranë, isha në një distancë të sigurt, e cila i zbuti kërcënimet e tilla.

Krijimi i frikës dhe i dhunës

Baze gjithashtu thotë se shumë prej atyre që i kritikonte i kanë ndryshuar qëndrimet e tyre dhe dëshirojnë të prezantohen si më të matur “por ende ballafaqohen me pjesën e errët të historisë politikë të tyre”.

Vrasja e gazetarit Enver Malokut është njëra ndër 14 vrasjesh dhe rrëmbimesh të gazetarëve dhe punonjësve mediatik gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Deri më sot nuk dihet kush janë rrëmbyesit dhe vrasësit e kolegëve tanë.

– Të gjitha këto vrasje duhet të kualifikohen si vrasje politike, pikërisht për shkak të

profesionit që e kanë kryer. Në Kosovë mbizotëronte perceptimi që gazetarin i cili e kundërshtonte UÇK-në do duhej dënuar, për t’i dekurajuar të tjerët që kishin mundur t’i kundërshtojnë. Kishte vrasje të gazetarëve që ishin shumë të respektuar, si dhe gazetarëve që ishin më pak të njohur, gazetarëve lokal, gjë që dëshmon se këto metoda nuk ishin selektive, por u përdornin për ta imponuar një mentalitet të caktuar ndaj shtypit të lirë. Gjithashtu kishte eliminime të gazetarëve dhe politikanëve që e mbështesnin ose ishin pjesë e “fraksionit politik” brenda UÇK-së, përveç disave më të reja, të cilat kryesisht mund ti atribuohen çështjeve korruptive.

Kjo tregon se UÇK e ka mbështetur krijimin e frikës dhe mjedisit të dhunshëm ndaj lirisë së shtypit. Sot, gjërat janë më mirë, por listat fatkeqe të gazetarëve të vrarë të cilët qarkullonin në atë kohë, definitivisht do duhej të sqarohen njëherë e përgjithmonë – thekson bashkëbiseduesi i UNS-it.

Enver Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999 duke u kthyer nga puna, në orët e pasdites, disa metra nga banesa në katin përdhes, në bllokun në Kodrën e diellit, ku jetonte. Vrasja e këtij personazhi me ndikim menjëherë u ndërlidh me punën e tij profesioniste dhe angazhimin politik.

– Nuk e kam njohur personalisht zotërinë Enver Malokun, edhe pse të dytë punonim për gazetën “Rilindja”. E mbuloja Kosovën derisa raportoja nga Tirana. Edhe pse kurrë nuk e kam njohur, gjithmonë e konsideroja si një gazetarë të jashtëzakonshëm, me përvojë dhe produktiv, i cili gjithashtu ishte mbështetës i fuqishëm i zotëri Ibrahim Rugova dhe politikës së tij. Personalisht mendoj se kjo e dyta çoi deri te vrasja e mëvonshme – përfundon Baze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test