Nagavci: Të ndermirën masa urgjente për kthimin e AKA-së në EQAR

Aktuale

Nagavci: Të ndermirën masa urgjente për kthimin e AKA-së në EQAR

Më: 7 mars 2018 Në ora: 11:46
Arberie Nagavci

Arberie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se situata e krijuar në arsimin e Kosovës është për shkak të ndikimit të politikës dhe grupeve biznesore në arsim.

Ajo thotë se kjo gjendje e krijuar ka ardhur nga mos monitorit i arsimit ka bërë që të mos kemi cilësi në arsim.

Ajo thotë se vendimi arbitrar i Haradinajt dhe zbatimi i vendimit nga ministri i MASHT-it nga Shyqyri Bytyqi, për shkarkimin e bordit Agjencinë e Akreditimit të Kosovës ishte kryekëput politik.

“Vendimi për të për përjashtuar , do të ketë pasoja të mëdha dhe të renda për arsimin në Kosovë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se qeveria të merr masa emergjente për gjendjen e krijuar, për të kthyer agjencisë në Regjistrin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat