Reagon Albulena Haxhiu: Aktivistët e qytetarët se merituan dorëheqjen tënde Shpend

Aktuale

Reagon Albulena Haxhiu: Aktivistët e qytetarët se merituan dorëheqjen tënde Shpend

Më: 7 mars 2018 Në ora: 23:27
Albulena Haxhiu

Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu ka thënë se e kujton kohën kur aktivistë e vullnetarë kanë punuar që Shpendi të jetë kryetar i Prishtinës edhe për një mandat, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo i ka thënë se ata e aq më pak qytetarët e Prishtinës, e kanë merituar dorëheqjen e tij.

Postimi i plotë:

I kujtoj sikur sot, aktivistët e vullnetarët që punuan pa u ndalur që sot Shpendi të jetë në mandatin e dytë si Kryetar i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ata por mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës, s'e merituan dorëheqjen tënde Shpend!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat