Bruksel, takim ministror për Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Bruksel, takim ministror për Ballkanin Perëndimor

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:51
Ilustrim

Ministrat e punëve të brendshme nga Bashkimi Evropian sot në takim në Bruksel i shqyrtojnë çështjet për bashkëpunim me Ballkanin perëndimor në sferën e sigurisë dhe emigracionit.

Eurokomisari Dimitris Avramopulos vlerësoi se ky bashkëpunim është i mirëseardhur.

“Çështjet për siguri dhe migracion janë të rëndësishme për bashkëpunimin tonë me Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi ynë do të ndihmojë që të hapen dyert për vendet nga Ballkani Perëndimor që t’i afrohen BE-së”, deklaroi eurokomisari për punë të brendshme dhe emigracion para takimit.

Takimi i Këshillit të BE-së, nën kryesimin bullgar, mbahet sot dhe nesër në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat