Aktivisti i VV-së që u arrestua për Ahmetin i kërkon falje policit - Bota Sot
Aktivisti i VV-së që u arrestua për Ahmetin i kërkon falje policit

Aktuale

Aktivisti i VV-së që u arrestua për Ahmetin i kërkon falje policit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 17:48
Arrestimi i Shpend Ahmetit

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Pllava, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar për rastin kur ai ishte arrestuar duke e mbrojtur Shpend Ahmetin, gjë për të cilën ai tashmë është penduar si shkak i dorëheqjes që Ahmeti dha mbrëmë duke u larguar nga VV-ja.

Pllava madje tregon rastin se si njëri nga Policët i tha “hiqu Shpend Ahmetit se ai se meriton sakrificën tënde”, ai madje thotë se ka qenë ky polici i cili i tha se Shpend Ahmeti do të ju tradhtoj, sepse është njeri pa dinjitet.

“Unë mendova se po me provokon ju vërsula si luani dhe i thashë kure Shpendi se tradhton”, ka shkruar ai.

E aktivisti i Vetëvendosje, përmes këtij shkrimi i ka kërkuar falje atij polici, i cili sipas tij paska pasur të drejtë sepse Shpend Ahmeti ka tradhtuar LVV dhe Albin Kurtin.

Ky është postimi i plotë i Hysen Pllavës në Facebook:

“Para tre viteve e mbrojta Shpend Ahmetin dhe si pasoj me arrestuan ne Prishtin dhe me derguan ne paraburgim ne Podujev.
Mbas dy ditve naten ne ora 1h me liruan,ku prezente ne paraburgim ishin tre polic,dhe me than je i lire,nenshkruje kete leter.

Por njeri nga tre polic me tha:
O Hysen Pllava hiqu Shpend Ahmetit se ai smeriton sakrificen tende,une i thash pse?
Polici me tha mbaje mend Hysen Pllava ai ka me ju tradhetu ai njeri ska asnje dinjitet se e njofi mire.
Une mendova se po me provokon ju versula si luani dhe i thash kure Shpendi se tradheton
LVV dhe Albin Kurtin.
Por publikisht i kerkoi falje Policit sepse polici ka pasure drejte.
Shpend Ahmeti na tradhetoi LVV dhe Albinin.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test