Avokati i Sadri Ramabajës kërkon të përjashtohet nga rasti gjyqtarja Naime Krasniqi

Aktuale

Avokati i Sadri Ramabajës kërkon të përjashtohet nga rasti gjyqtarja Naime Krasniqi

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:15
Sadri Ramabaja

Ramiz Krasniqi, avokati mbrojtës i Sadri Ramabajës, që po akuzohet nga Prokuroria për terrorizëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të përjashtohet gjyqtarja e rastit Naime Krasniqi-Jashanica.

Arsyeja e kërkesës së avokatit është që gjyqtarja ka bërë një varg shkeljesh të dispozitave të procedurës penale.

Sipas avokatit, gjyqtarja ende nuk i ka dorëzuar aktakuzën avokatit mbrojtës. Po ashtu avokati në kërkesë thotë se gjyqtarja ka ndërprer komunikimin me palën mbrojtëse.

Po ashtu i akuzuar, Sadri Ramabaja pretendon se kur ka qenë drejtor i sekretarisë permanente në zyrën e kryeministri, ku edhe gjyqtarja ishte zyrtare për cështje juridike, dhe sipas Ramabajës, kishin raporte të çrregullta me tash gjyqtaren Naime Krasniqi-Jashanica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat