Pjesëtarët e Shërbimit të Zjarrfikës dhe Shpëtimit janë shumë larg standardeve minimale. Kështu vlerëson Tahir Ahmeti nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë duke thënë se zgjidhja e statusit juridik të zjarrfikësve shpëtues, është vetëm një nga disa problemet e pa definuar të këtij shërbimi.
Sipas tij, pasi të hiqet mjegulla e krijuar dhe të qartësohet gjendja konfuze në Kosovë ky shërbim realisht nuk ka as adresë të saktë menaxhuese.
“Mendoj se duhet që të përmirësohen kushtet e punës dhe të sigurohen pajisje për punë, kushtet e punës dhe pajisjet për pjesëtarët e Shërbimit të Zjarrfikës dhe Shpëtimit janë shumë larg standardeve minimale.Duhet të kompensohen ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare, këtu duhet të ekzistojë parimi i njëjtë me institucionet tjera publike në Kosovë, në këtë çështje nuk duhet të ndodh diskriminim dhe padrejtësi” ka thwnw Ahmeti.
Ai ka theksuar se po ashtu duhet rishikuar edhe shkalla e rrezikshmërisë e cila paguhet për këtë shërbim të sigurisë, gradimet dhe mundësia e plotësimit me staf të ri, që është më së e nevojshme.
“Gjithsesi që duhet parë si diçka pozitive, këto lëvizje para, nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe në vazhdimësi duhet të monitorohen dhe të ketë kërkesë për zbatim”, ka thënë Tahir Ahmeti nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë.