Hoxhaj kërkon nga Rumania njohjen e pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Hoxhaj kërkon nga Rumania njohjen e pavarësisë së Kosovës

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:56
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Rumania njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në twitter Hoxhaj tha se “Romania duhet t’i bashkohet shumicës së shteteve të BE-së që e kanë njohur Kosovën”, duke shtuar se mirëpret interesimin e secilit shtet anëtar për të kontribuuar në normalizimin e raporteve Kosovë Serbi.

Këto komente Hoxhaj i bëri pas vizitës së Vuçiq në Rumani dhe deklaratave të publikuara ku presidenti rumun shprehu gadishmerinë të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat