A ka arritur koalicioni qeverisës t’i sigurojë votat për ta votuar demarkacionin, flet Fatmir Limaj!

Aktuale

A ka arritur koalicioni qeverisës t’i sigurojë votat për ta votuar demarkacionin, flet Fatmir Limaj!

Më: 8 mars 2018 Në ora: 20:14
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në një prononcim ka thënë se java e ardhshme do të jetë përfundimtare për demarkacionin.

Limaj ka pohuar se ka pasur takime të vazhdueshme me deputetët e Kuvendit të Kosovës, për t’i siguruar votat për demarkacionin.

“Pres që javën e ardhshme të mbyllet tema e demarkacionit”, ka thënë shkurt Fatmir Limaj.

Ndryshe, Liderët e partive politike janë takuar sot pasdite për të biseduar për seancën ku pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë demarkacioni.

Burime bëjnë të ditur se kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën janë takuar pasdite por ende nuk dihet se kur do ta caktojnë seancën për Demarkacionin.

Burime të KosovaPress të afërt me zhvillimet bëjnë të ditur se tashmë koalicioni qeveritar i ka votat e mjaftueshme për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Kujtojmë se, Seanca për Demarkacionin me Malin e Zi brenda pak ditësh është ndërprerë tri herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat