Krasniqi u habit nga paraqitja e Konjufcës, thotë se VV po bëhet si PDK-ja

Aktuale

Krasniqi u habit nga paraqitja e Konjufcës, thotë se VV po bëhet si PDK-ja

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:14
Frashër Krasniqi

Ish-zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi sot një ndër të dorëhequrit nga kjo parti, në një intervistë për Rubikon,  ka thënë se pakënaqësia vjen në dallimet konceptuale.

Ai i konsideron të ulëta komentet të cilat i lidhin ata me SHIK-un e Serbinë.

Duke e komentuar debatin mes Dardan Molliqajt e Glauk Konjufcës, Krasniqi tha se ndonëse Konjufca që në fillimet e tij ishte pikë reference, ne debat ishte i papërgatitur.

“Dihej se anëtarësia do ta votojë Kurtin për kryetar, mirëpo ne nuk kemi qenë dakord me atë platformë. Unë kam menduar që me largimin tonë do të bëhet një presion më i madh por kjo nuk po ndodh”, shtoi tutje ai.

Ai përmendi edhe deklaratën e aktivistit të akuzuar bashkë, Egzon Haliti i cili grupin e dorëhequr e quajti “jashtëqitje”.

“Shumë më e shëndetshme për Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte që ta pranonte se diçka nuk është mirë. Më vjen keq për fjalorin mirëpo sot një ndër aktivistët kishte thënë se kjo është një jashtëqitje, proces që duhet të ndodh”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, zgjidhja për problemin e krijuar nuk po kërkohet prej të gjithëve njësoj.

Krahasimet e linçimet që sot po i bëhen atyre që dhanë dorëheqje nga Lëvizja, sipas Krasniqit, po i bën ata të duken si PDK.

“Visarit po i thonë kamerier, Shpendit për coca colën derisa Dardanit po i përmendet foto me Hashim Thaçin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat