Krasniqit i ka mbetur hatri pse Kurti s’e vizitoi në burg

Aktuale

Krasniqit i ka mbetur hatri pse Kurti s’e vizitoi në burg

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:25
Frashër Krasniqi

Frashër Krasniqi, deputet në Kuvendin e Kosovës, në letrën e tij që dërgoi nga burgu për të kumtuar dorëheqjen nga Lëvizja Vetëvendosja shtoi edhe një paragraf i cili rrëfeu mungesën e vizitave të kreut të LVV-së dikur bashkëpunëtor i tij, Albin Kurti.

Ndonëse Krasniqi nuk hedh dritë në asnjë prej argumenteve të mundshme se pse mund të ketë ndodhur diçka e tillë, ai thotë se i është dukur e çuditshme pasi siç tha ai “Albini pak e hiç bën diçka rastësisht”.

“Asnjëherë nuk e kam marrë vesh pse, nuk e kam pyetur, sepse gjatë arrestit s’kam pasur rast. Nuk ka qenë kjo çështja më e rëndësishme që të merrem me të, mirëpo kam thënë se pse nuk po vjen. Për çka kam pas dhe vazhdoj të kem respekt për Albinin është niveli i tij i intelektualizmit. Por me sa e njoh unë Albinin, pak e hiç gjëra bën rastësisht”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat