A e di Frashër Krasniqi se kush e sulmoi Kuvendin? Ja si përgjigjet

Aktuale

A e di Frashër Krasniqi se kush e sulmoi Kuvendin? Ja si përgjigjet

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:20
Frashër Krasniqi

Deputeti Frashër Krasniqi sonte në Rubikon ka thënë se ai apo aktivistët e tjerë nuk mund të kenë aludime se kush e ka bërë sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

‘Nuk mund të kemi aludime, sepse është teknikisht e pamundshme ne me hetu’, ka thënë ai.

Ndërsa ai është pyetur nëse VV në atë kohë kishte lëshuar komunikatë pas sulmit.

Krasniqi tha se në atë kohë ishte zyrtar për informim dhe vetë e kishte postuar atë reagim.

Na kemi bë komunikatë, jo vetëm për këtë rast por për të gjitha sulmet e tjera. Unë vetë e kam bërë atë njoftim, në konsultim me kryesinë’, ka shtuar ai.

Kujtojmë që Krasniqi bashkë me tre aktivistë të tjerë akuzohej për sulmin terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës. Pas dënimit që kishinin marrë dhe pas gati 2 viteve në burg, Gjykata e Apelit i liroi ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat