Kryeministri Haradinaj kritikon babanë e tij për ndarjen e pasurisë - Bota Sot
Kryeministri Haradinaj kritikon babanë e tij për ndarjen e pasurisë

Aktuale

Kryeministri Haradinaj kritikon babanë e tij për ndarjen e pasurisë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:42
Ramush Haradinaj dhe babai i saj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar vendimin e babait të tij që pasurinë t’ua trashëgojë vetëm djemve në familje e jo edhe vajzave.

Sipas Haradinajt kjo gjë nuk është dashur të ndodhë sepse gratë duhet të kenë të drejtën për trashëgiminë e pronës familjare.

Këto deklarata, kryeministri Haradinaj i ka bërë në tryezën: “Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm”, e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit.

Haradinaj po ashtu ka bërë thirrje që të njihen të gjitha të drejtat e grave dhe t’u sigurohen mundësi të barabarta për t’i përmbushur vizionet e tyre.

Për dallim nga babai i kryeministrit Ramush Haradinaj, ndryshe ka vepruar babai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që sipas deklaratës së kreut të shtetit ,ai pasurinë ua ka trashëguar në mënyrë të barabartë si djemve ashtu edhe vajzave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test