Gashi: Haradinaj ka një qasje agresive edhe primitive - Bota Sot
Gashi: Haradinaj ka një qasje agresive edhe primitive

Aktuale

Gashi: Haradinaj ka një qasje agresive edhe primitive

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:48
Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kritikuar qasjen e kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj opozitës.

 Gashi tha se Haradinaj ka një qasje agresive dhe po e detyron edhe opozitën t’i përgjigjet me gjuhën e njëjtë. 

“Kemi një koalicion specifik të brishtë dhe kemi një qasje shumë agresive të kryeministrit. Kryeministri i Kosovës në pothuajse të gjitha seancat me temë të intensifikuar politike ka pas një qasje shumë agresive. Qasja agresive ka qenë deri në një shkallë të caktuar edhe primitive. Pra gjuha që është përdorur përball opozitës ka qenë gjuhë fyese dhe denigruese, dhe po e detyron një opozitë e cila konsiderohet një opozitë me urtësi të fortë, po e detyron me lëvizë në një sferë tjetër me ju përgjigj me gjuhën e njëjtë kryeministrit”, tha Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test