Muhaxheri: Shënjimi i kufirit me Malin e Zi ka përfunduar në vitin 1930

Aktuale

Muhaxheri: Shënjimi i kufirit me Malin e Zi ka përfunduar në vitin 1930

Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:18
Gazmend Muhaxheri ka thënë sot se shënjimi i kufirit me Malin e Zi ka përfunduar në vitin 1930 dhe me këtë marrëveshje Kosova nuk humb territor.

(E plotësuar) - Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se shënjimi i kufirit me Malin e Zi ka përfunduar në vitin 1930, dhe me këtë marrëveshje Kosova nuk humb territor.

Këto komente i pari i Pejës i bëri gjatë një ligjërate që ka mbajtur para studentëve të Kolegjit AAB me temën “Qeverisja Lokale”.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se Kosova i ka humbur tri vite kot si pasojë e disa politikanëve të papërgjegjshëm.

Muhaxheri: Shënjimi i vijës administrative ka përfunduar në vitin 1930

“Shënimi i vijës administrative ka përfunduar në vitin 1930 dhe krejt diskutimet dhe krejt këto tri vite i kanë shkuar kotë shtetit të Kosovës, juve si rini mos me iu mundësi më lëviz lirshëm janë qëndrime politike i njerëzve të papërgjegjshëm që po mundohen me u sill me patriotizëm në qëndrim të asaj se po humbin kufij në realitet nuk e humbin asnjë centimetër katror, nuk mundet me u humbë se nuk është diçka që nuk ka qenë e jotja në vitin 30 nuk mund të bëhet e jotja në vitin 2017... Kjo punë ka përfunduar në vitin 1930 dhe na i kanë humbur 3 vite kotë", u shpreh Muhaxheri.

Sipas tij shënjimi i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, i cili ka ndodhur në vitet 30’ta nuk mund të ndryshojë tani.

Në këtë ligjëratë Muhaxheri ka folur edhe për qeverisjen lokale, ku tha se problemi kryesor i komunave të mëdha është plani zhvillimor dhe planifikimi i buxhetit.

Muhaxheri: Problemi kryesor plani zhvillimor

“Problemi kryesor i komunave të mëdha është plani zhvillimor komunal, për me mujtë me e ndjek një komunë zhvillim duhet me pas një hartë e cila e ndjek zhvillimin dhe kjo hartë është plani zhvillimor komunal me të cilën një komunë e planifikon të ardhmen e vet, kjo hartë nuk mund të planifikohet pa e orientuar edhe buxhetin në funksion të zhvillimit të komunës dhe menjëherë gjatë vitit qeverisës sa je duke u marr me përgatitjen e procedurave e prokurimit, zgjedhjen e drejtorëve, zgjedhja e drejtorëve të shkollave dhe menjëherë ta humbin fokusin për tre vitshin tjetër që duhet me planifikua për atë arsye duhet me qenë shumë i fokusuar edhe me planifikua buxhetin e investimeve kapitale”, tha ai.

Si sukses të tij si kryetar i Pejës, Muhaxheri ka konsideruar edhe shtimin e të hyrave komunale  për 50 përqind  nga tatimi në pronë.

Ai gjatë kësaj ligjërate para studentëve të Kolegjit AAB ka deklaruar se prioritet kryesor kanë edhe zhvillimin e turizmit dhe rritjen e turistëve.

Muhaxheri: Pjesa kryesore është teleferiku Borea

“Pjesa kryesore është teleferiku Borea i cili me realizimin e tij do të rritet ndjeshëm edhe numri i turistëve, ne nga viti 2013 numri i vizitorëve në komunën e Pejës është katërfishuar ku mbi 23 mijë ka shkuar ende nuk jemi në atë numrin e vizitorëve që kanë qenë në vitin 83 ku ka qenë viti më i suksesshëm si vizitor që e kanë vizituar komunën e Pejës, por besojmë që këtë vit apo vitin tjetër e realizojmë tragetin e viti 83”, tha Muhaxheri.

Me qëllim të zhvillim tutje të turizmit në këtë zonë të Kosovës, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri bëri të ditur se nga  maji do të fillojë edhe sporti i parashutizmit i cili do të ndikojë edhe në shtimin e turistëve.

Për sportistët e kësaj komune Muhaxheri tha se kanë ndarë edhe 480 mijë euro me qëllim të fuqizimit të sportit.

Muhaxheri potencoi se është i vetmi kryetar i komunave të Kosovës që brenda një mandati ka arritur që t’i ndërtojë 7 salla të sportit në shkollat e kësaj komune brenda mandatit të parë qeverisës, derisa theksoi se kanë në plan ndërtimin edhe të 5 sallave sportive.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherri është pajtuar që studentët e Kolegjit AAB të realizojnë një hulumtim për qeverisjen lokale në Pejë përmes një pyetësori.

Muhaxheri: Shënjimi i kufirit me Malin e Zi ka përfunduar në vitin 1930

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë sot se shënjimi i kufirit me Malin e Zi ka përfunduar në vitin 1930 dhe me këtë marrëveshje Kosova nuk humb territor.

Gjatë një ligjërate para studentëve të kolegjit AAB Muhaxheri tha se  3 vjet kanë shkuar kot dhe është humbur kohë kot për shkak të disa politikanëve të papërgjegjshëm të cilët këtë çështje e kanë kthyer në patriotizëm.

"Demarkacioni ka përfunduar në vitin 1930 dhe nuk ka të bëjë fare me studimin qe është krijuar sot. Në vitet e tridhjeta ka përfunduar shënjimi i kufijve mes komunës se Pejës dhe Plavës , komunës së Pejës dhe Rozhajës, edhe nuk mundet kurrsesi me u ndërrua në vitin 2015,2016,2018,2018 çfarëdo viti të jetë”, tha Muhaxheri.

E lidhur me temën për qeverisjen lokale sfidë për një kryetar komune sipas Muhaxherit është planifikimi buxhetit me qëllim të zhvillim të komunës.

Si kryetar i komunës së Pejës prioritet kryesor tha se i kanë dhënë zhvillimit të turizmit ku projekti kryesor është përfundimi i projektit të qendrës rekreative Borea. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat