Hoti: Forumi për 28 vite ka qenë zëri i grave në Kosovë

Aktuale

Hoti: Forumi për 28 vite ka qenë zëri i grave në Kosovë

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:28
Avdullah Hoti

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka uruar gratë dhe aktivistet e LDK-së, në shënimin e 25 vjetorit të Forumit të Gruas të LDK-së, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se gratë i japin kuptim Lidhjes dhe me to Lidhja është e plotë.

Postimi i plotë i Hotit:

Forumi i Gruas i LDK-së sot shënon 28 vjetorin.

Dëshiroj të uroj Kryetaren e Forumit Znj.Lirije Kajtazi dhe të gjitha gratë dhe aktivistet e LDK-së. Për 28 vjet me radhë, këto aktiviste kanë qenë zëri i grave në Kosovë, në vitet e dhunës dhe luftës, në vitet e ndërtimit të institucioneve demokratike dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës. Ju i jepni kuptim LIDHJES! dhe me ju LIDHJA! është e plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat