Vrasja e vëllezërve në Malishevë, gjykata vendos për të arrestuarit

Aktuale

Vrasja e vëllezërve në Malishevë, gjykata vendos për të arrestuarit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:07
Vëllezërit e vrarë në Malishevë

(E plotësuar) -  Gjykata në Gjakovë vendosi për masën e sigurisë ndaj dy të dyshuarve për vrasjet e vëllezërve Shani e Bahri Maloku.

Një ditë pas vrasjeve të dy vëllezërve në Plloçicë të Malishevës, Gjykata Themelore në Gjakovë u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve lidhur  me këtë rast.

Paraburgimi u është caktuar dy të dyshuarve për këtë vrasje të dy me inicialet B.M.

Lajmin për caktimin e paraburgimit përmes telefonit e konfirmoi për kallxo gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqir Zika.

Paraburgimin për të dyshuarit e kishte kërkuar Prokuroria në Gjakovë.

Vrasja e dy vëllezërve Maloku ndodhi dje në orët e para të ditës në fshatin Plloçicë të Malishevës.

Vrasja e vëllezërve në Malishevë, kërkohet paraburgimi i të arrestuarve

Prokuroria në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të arrestuarve nën dyshimin për vrasjen e dy vëllezërve Maloku në Plloçicë të Malishevës.

Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti që të caktojë masën e paraburgimit ndaj dy personave të arrestuar dje nën dyshimin se kanë kryer vrasjen e dy vëllezërve Maloku në Plloçicë të Malishevës.

Lajmin për Kallxo e konfirmoi prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Agron Matjani.

“Po, sapo dola nga seanca dëgjimore. Ne paraqitëm kërkesat ndaj dy të dyshuarve për paraburgim 30 ditor në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur dje në Malishevë”, tha Matjani.

Ai më tutje shtoi se tash pritet vendimi i Gjykatës në Gjakovë për të parë se çfarë mase do të shqiptohet.

Vrasja e dy vëllezërve Maloku ndodhi dje në orët e para të ditës në fshatin Plloçicë të Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat