Dialogu me Serbinë, propozohet baza e platformës së re

Aktuale

Dialogu me Serbinë, propozohet baza e platformës së re

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:38
Ilustrim

Nevoja për një dialog të brendshëm me qytetarët e Kosovës dhe në veçanti me komunitetin serb në Kosovë nuk duhet të prekë shtetin qytetar dhe funksionimin unitar kushtetues të Kosovës.

Kështu u tha në punëtorinë që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti me anëtar të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë tryezë u diskutua mungesa e transparencës, moszbatimi dhe mosrespektimi i marrëveshjeve të arritura dhe afateve kohore të dakorduara, rinegocimi i vazhdueshëm, mungesa e llogaridhënies nga ana e qeverisë ndaj Kuvendit dhe mos respektimi i Rezolutave të Kuvendit ishin disa nga çështjet e ngritura nga pjesëmarrësit. 

Nevoja për ndryshimin e qasjes së Kosovës në këtë proces dialogu dhe për formulimin e një strategjie shtetërore mbi temat, formatin dhe epilogun e këtij procesi u konsideruar si tejet të rëndësishme për fazën e re të dialogut. 

Pjesëmarrësit shpalosën opsionet që Kosova ka për hapat e mëtejmë në këtë proces duke argumentuar nga nevoja për pezullimin e këtij procesi për të vlerësuar marrëveshjet tashmë të arritura, e deri të ndërtimi i një platforme shtetërore të Kosovës mbi bazën e një ekipi gjithëpërfshirës të përbërë nga partitë politike dhe i mbështetur nga një ekip ekspertësh.

U theksua që rrugëtimi drejt BE-së për të dyja shtetet ndërlidhet me këtë proces prandaj dhe Kosova duhet të ndërtojë agjendën e saj evropiane dhe të vihet në funksion të prioriteteve të saja shtetërore. 

Në këtë punëtori u diskutua që Kuvendi i Kosovës duhet të jetë vendi i diskutimit të marrëveshjeve dhe të mandatojë ekipin e ri negociues të palës kosovare. U theksua nevoja që Kosova të vazhdoj të lobojë fuqishëm për agjendën e saj në këto bisedime me vendet e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat