Nuk ka kuorum seanca shtyhet për nesër, Hoti kërkon shpërbërje të Kuvendit

Aktuale

Nuk ka kuorum seanca shtyhet për nesër, Hoti kërkon shpërbërje të Kuvendit

Më: 13 mars 2018 Në ora: 07:15
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Për shkak të bojkotimit të seancës plenare nga partitë opozitare, seanca do të vazhdojë nesër me të njëjtat pika të rendit të ditës.

Konsensusi për të vazhduar seanca sot nuk është arritur as pas takimit disa minutash mes kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe shefave të grupeve parlamentare.

Pas takimit, Veseli tha se në rrethanat e krijuara nuk mund të vazhdoë seanca plenare.

“Në rrethanat në të cilat jemi vazhdimi i seancës do të jetë ditën e nesërme me pikat e njëjta”, tha shkurt Veseli.

Hoti kërkon shpërbërje të Kuvendit

Për mungesë të votave nuk është arritur të votohen rekomandimet e partive opozitare të dala pas debatit të zhvilluar në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj rreth vendimit të tij për ngritjen e pagave për veten dhe kabinetin e tij.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka paraqitur rekomandimet pas interpelancës së mbajtur javë më parë rreth ngritjes së pagave nga kryeministri. 

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, tha se duhet ta presin Kushtetuesen ta jap vendimin e saj. Derisa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se pa u votuar këto rekomandime nuk mund të vazhdoj debati për njëqind ditëshin e Qeverisë.

Në shenjë proteste LDK dhe VV e kanë braktisur seancën e Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se duhet të procedojnë qysh sot me shpërbërje të Kuvendit, meqë nuk mund të vazhdoj kështu të funksionojë legjislativi.    

 Hoti: Duhet të shpërbëhet Kuvendi

“Ne duhet të procedojmë qysh sot me shpërbërje të Kuvendit sepse nuk ka kuptim të shkohet me tutje. Nuk mund të kalojmë në pikën tjetër pa u kry kjo pikë. Ju e dini që nesër është një seancë tjetër ku është një listë e gjatë e ligjeve që nuk mund të kalohen nga pozita sepse nuk i ka votat. Nëse vazhdoni këtë praktikë si shumicë parlamentare ne nuk do të marrim pjesë në asnjë votim tjetër dhe sot debati nuk mund të vazhdoj me tutje pa u kryer kjo pikë”, theksoi Hoti.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se partitë opozitare po bëjnë opozitarizëm të paargumentuar

Haradinaj: Opozita po bënë opozitarizëm të paargumentuar

“Është me rëndësi me thanë kush e zbuloj këtë praktikë. Unë kam qenë në seancë si kryetar i Qeverisë me ligje që janë direkt të drejtuara dhe që ndihmojnë jetën e qytetarëve të vendit edhe i kam parë opozitën kur kanë pritur të shohin a i kemi 61 vota që mos të na bëjnë kuorumin. Pra këtë e kam vërtetuar, e kam përcjellë nga këtu, tema krejt të zakonshme të jetës së njerëzve të këtij vendi, e kanë pritur të shohin a po bëhen 61 që të vlerësojnë a me marrë pjesë në votim a jo në votim. Me këtë kjo praktikë e nisur prej tyre sot kuptohet s’po iu pëlqen. Çka mund të ndodh në të ardhmen me këtë, nëse opozita ka tema që dëshiron të ndihmoj qytetarët e vendit, gjithë mund të llogaritë në ndihmën e secilit, por nëse opozita e ka për qëllim vetëm pengimin e punës së Kuvendit, me propozime çfarë po i shohim, imagjinojeni tani kërkojnë debat për 100 ditëshin, a janë bërë, u harru ajo te më, çka është qëllimi i këtij debati, nuk kërkojnë debat për ndonjë temë të menjëhershme që iu dhemb qytetarëve të vendit, krejtësisht një opozitarizëm i pa argumentuar, i pashpjegueshëm”, tha Haradinaj.

Pasi që opozita doli jashtë nuk kishte kuorum për ta mbajtur seancën.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli caktoi disa minuta pushim me qëllim që të takojë shefat e grupeve parlamentare.

Opozita bojkoton seancën, nuk ka kuorum për vazhdim të saj

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka dhënë pauzë meqë nuk ka kuorum për të vazhduar seancën, pas daljes së opozitës nga seanca.

Ai tha se do t’i takoj kryetarët e grupeve parlamentare për të diskutuar dhe për të gjetur një konsensus dhe për të shikuar pastaj nëse do ta vazhdojnë seancën apo jo.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se duhet të dihet se kush e ka zbuluar këtë praktikë. Ai tha se ka ligje që kanë qenë për jetën e zakonshme të këtij vendi, LDK e ka pritur nëse pozita i ka 61 vota pastaj për të marrë pjesë në votim apo jo.

Haradinaj tha se opozita po ngrit çështje të cilat kanë kaluar, siç është debati për njëqind ditëshin i cili ka kaluar moti. 

Ai tha se është elementare që derisa një lëndë në Kushtetuese atëherë legjislativi nuk duhet të marrë vendime për atë çështje.

Nuk votohen rekomandimet e opozitës, LDK dhe VV lëshojnë seancën

Për mungesë të votave nuk është arritur të votohen rekomandimet e partive opozitare të dala pas debatit të zhvilluar në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj rreth vendimit të tij për ngritjen e pagave për veten dhe kabinetin e tij.

Deputetja e Albulena Haxhiu, ka paraqitur rekomandimet pas interpelancës së mbajtur javë më parë rreth ngritjes së pagave nga kryeministri. 

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, tha se duhet ta presin Kushtetuesen ta jap vendimin e saj. Derisa, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se pa u votuar këto rekomandime nuk mund të vazhdoj debati për njëqind ditëshin e Qeverisë. Në shenjë proteste LDK dhe VV e kanë braktisur seancën e Kuvendit.

Seanca e Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare, ku do të debatohet për pikat e seancave të 8 dhe 9 shkurtit dhe 1 marsit.

***

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare, ku do të debatohet për pikat e seancave të 8 dhe 9 shkurtit dhe 1 marsit.

Sipas rendit të ditës  këto janë pikat:

1. Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

2. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,

4. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat