Murati: Legjislatura aktuale nuk funksionon pa opozitën, s’ka numra Kuvendi po bllokohet

Aktuale

Murati: Legjislatura aktuale nuk funksionon pa opozitën, s’ka numra Kuvendi po bllokohet

Nga: G.B Më: 13 mars 2018 Në ora: 11:04
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Hulumtuesi në KDI, Artan Murati ka thënë se legjislatura e gjashtë nuk mund të funksionojë pa bashkëpunim me opozitën, sepse nuk i ka numrat të funksionojë pa të, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se pa opozitën nuk do të mundet të funksionojë dhe kur s’ka numra e kushte pune, do të vazhdojë bllokada e Kuvendit për shkak të kryeneqësisë.

Postimi i tij i plotë:

Legjislatura e gjashte assesi nuk mund te funksionoj pa bashkepunim me opoziten, sepse nuk ka numra te funksionoj pa opozite, e as qe do duhej te funksionoj nje Kuvend pa opozite. Sot u shperfaq me se miri ky fakt. Nese s'ka numra e kushte pune, kryeneqesia do te vazhdoj ta mbaje te bllokuar Kuvendin. Pa inate, pa agjenda ditore. Jemi shume mbrapa per te toleruar lojra te ketilla politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat