Paralajmëron Abdullahu, tregon lëshimet që Haradinaj do të bëjë ndaj Listës Serbe

Aktuale

Paralajmëron Abdullahu, tregon lëshimet që Haradinaj do të bëjë ndaj Listës Serbe

Nga: Albulena Jahaj Më: 13 mars 2018 Në ora: 16:19
Lista Serbe dhe Ramush Haradinaj

I varur plotësisht nga votat e Listës Serbe për të qeverisur vendin, kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë në gjendje t’i thotë jo krijimit të komunës së re serbe në Prilluzhë të Vushtrrisë dhe asaj të Gores në Dragash, derisa dihet se tashmë këto kërkesa i janë bërë të ditura edhe Qeverisë vendit.

Njohësi i çështjeve politikë në vend Faton Abdullahu, ka shpjeguar se kjo qeveri aktuale e vendit nuk do të vinte në pozitë pa ndihmën e Listës serbe dhe pa ndihmën e këtij subjekti politik nuk do të mund të qëndronte.

Image
Faton Abdullahu

“Kjo Qeveri nuk do të vinte në pushtet pa ndihmën kruciale të Listës Serbe. Ajo sot nuk mund ta vazhdoj qeverisjen pa përkrahjen e këtij subjekti politik. Ky ka qenë kusht të cilin kjo Qeveri e ka pranuar vullnetshëm dhe me vetëdije. Prandaj kjo Qeveri do të bëj lëshime, marrëveshje dhe zmbrapsje nga më të ndryshme me Listën Serbe dhe në të mirë të saj, me qëllimin e vetëm që të mbetet në pushtet. Sa më gjatë që kjo Qeveri qeverisë me Kosovën aq më të mëdha e më të dëmshme bëhen apetitet e Listës Serbe. Ajo nuk ka të ndalur” ka thënë ai.

“Lista serbe do të kërkoj edhe një komunë serbe më shumë, do të kërkoj më shumë ingirenca për Asociacionin, do ta parandaloj formimin e Ushtrisë, etj. Do të vazhdoj kështu, sepse ajo në Kosovë bënë politikën zyrtare të Beogradit e cila deri dje ishte klandestine, por tani me këtë Qeveri, është zyrtarizuar. Pavarësisht se do të ketë përpjekje të koordinuar që krejt kjo të kamuflohet, numrat dhe realiteti e dëshmojnë të kundërtën. Fatkeqësisht”, ka përfunduar Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat