Një fund i pashmangshëm, një shembull tipik i keqmenaxhimit ndër vite, i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të ndiqet. Në veçanti nuk duhet të ndiqet nga Qeveria e Kosovës kur shpenzimet janë në mospërputhje të plotë me të hyrat, ka shkruar në një postim në Facebook, deputeti i parlamentit të Kosovës, Bilall Sherifi.
Bordi i drejtorëve të postës ka deklaruar të hënën se punëtorët e postës nga muaj tjetër mund të mbesin pa paga.
Edhe përkundër gjendjes së rëndë në postë, mbi 90 % të të hyrave vazhdon ti dedikojë për paga, duke dhenë një shembull drastik të keqmenaxhimit.
Paga mesatare në kompanitë publike vlerësohet të jetë rreth 700 euro, tepricë 100% me shumë të punëtorëve, duke tejkaluar mbi 100% bizneset dhe mbi 60%, pagat në institucionet e shtetit.
Drejtor ekzekutiv në postën e Kosovës për disa vite me radhë vazhdon te jetë Sejdi Hoxha, i cili në pozitë të njëjtë me herët ishte në Hekurudhën e Kosovës, e cila vazhdon te ketë probleme të ngjashme.
Ja postimi i plotë i Bilall Sherifit:
Ky është një fund i pashmangshëm kur shpenzimet janë në mospërputhje të plotë me të hyrat. Kur më shumë harxhon se sa që realizon. Një shembull tipik i keq menaxhimit ndër vite, i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të ndiqet. Në veçanti nuk duhet të ndiqet nga Qeveria e Kosovës,
Në të kundërtën nëse do të ndiqej ky shembull, sërish do të mund të zgjoheshim në një mëngjes me një lajm të tillë, vetëm se kësaj radhe nga Qeveria e Kosovës duke konstatuar se vendi është në krizë dhe se muajin tjetër ministria e financave nuk do të mund të bëjë pagesën e pagave”!